TK hapë konkursin e bursave për nxënësit e Luginës
Trupi Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka hapur konkursin për bursa të nxënësve të shkollave të mesme në territorin e Luginës së Preshevës.
Në faqen zyrtare të TK-së ndër të tjera thuhet se të drejtë aplikimi në këtë konkurs mbi ndarjen e bursave për vitin shkollor 2015/2016 kanë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Leskoc, Leban, Vranjë dhe në momentin e dorëzimit të lutjes kanë vendbanim në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, transmeton Titulli.
Përveç kësaj, kusht për të aplikuar për bursë, që do të kenë vlerën 6.000 dinarë në muaj, është që vitin paraprak shkollor ta ketë përfunduar me sukses të shkëlqyeshëm ose së paku me shumë mirë.
Sipas këtij organi shtetëror, për momentin bursat janë siguruar deri në fund të dhjetorit të këtij viti, ndërsa shpresohet se me bursa do të vazhdohet edhe gjatë vitit 2016-të.
Afati për paraqitje në konkurs është 30 shtator 2015-të. Informacione shtesë si dhe formularët për aplikim mund t’i merrni duke klikuar KËTU.