Lajme
Valë e re e refugjatëve, mbi 4000 pritet të hyjnë sot në Preshevë

Presheva mund të përballet me një valë të re të madhe emigrantësh si ajo e fundjavës së kaluar. Ardhja e 4 mijë refugjatëve u paralajmërua sot edhe nga UNHCR, transmeton Presheva.AL.
Presheva e ka gati kampin për pritjen e kësaj vale të re, por nuk pritet që ata të qëndrojnë gjatë në tokën tonë, pasi zakonisht e përdorin vendin tonë si transit për të kaluar në Serbi e më tej në vendet e BE-së. © Presheva.AL