Varri i Sheh Benderit i vitit 1314 gjindet në varrezat e qytetit në Preshevë
Në varrin e Sheh Benderit, sipas Hafëz Avni Ahmedit shkruan viti 1314, sipas kalendarit RUMI.
Siç kam mësuar kalendari Rumi dallon dhe llogaritet 2 vjet pas Hixhrës.
Në botën islame ekzistojne disa kalendar sipas të cilëve llogaritet koha, pos këtij kalendari që është në përdorim, të sotit.
Pra, ekziston kalendari sipas Hixhrës, sipas Rumi dhe kalendari i astronomit, poetit Omer Khajam, i cili thuhet se është në përdorim në Iran.
Hafëz Avniu e vazhdon rrëfimin e tij, duke thënë se Sheh Benderi është ftuar në syneti digeni të djemve të Kajmekamit të Preshevës nga ana e një konzulli turk.
Mirëpo Shehun në Preshevë e pritën Kaçakët e Preshevës dhe e vrasin.
Kështu ai varroset në varrezat e qytetit të Preshevës, sigurisht se është fjala jo për kaçakë, por për patriot shqiptarë, të cilët nuk pajtohen më regjimin e Perandorisë osmane, sidomos me zullumin që i bënin popullatës shqiptare.
Në gurin e varrit të Sheh Benderit, Hafëz Avniu e deshifroi këtë tekst, të cilin e përktheu Dr. Hatixhe Ahmedi.
Ja rabi bu shehid matllumën hajatëna Kast iden leri … maghur ejle…….. efendinën Hatidi apo Hasidi surije i,lak Bumajun… mydyri asif Bejen ogli Ivranja.
Sheh Benderi Shehidi Sherafudin Bejën Ruhi içën elfatiha
Sene 1314/1898/
O Krijuesi jonë, fali këta shehidë (dëshmorë) të cilët flijuan jetën e tyre,………………….., drejtori (udhëheqësi) i biri i Asif bejit Sheh Benderi nga Vranja, pra për shpirtin e shehidit (dëshmorit) Sherafudin bejit të lexohet Fatiha.
Viti 1314 Hixhri / 1898 Miladi Presheva.AL
Shkruar nga Xhemaledin Salihu