Sport

Xhaka optimist kunder City-t

Borussia Monchengladbach do të pres të mërkurën Manchester Cityn, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, derisa kapiteni kosovar i klubit gjerman, Granit Xhaka thekson se anglezët nuk janë të pamposhtur.
Graniti do të kthehet pas pezullimit prej kartonëve, pasi në ndeshjen e parë mungoi në humbjen 2:1 nga Sevilla.

“Ne duhet vetëm të përqendrohemi në ndeshje, pasi kemi një kundërshtar të shquar, por ne nuk kemi frikë nga Manchester City”, tha Xhaka për gazetën gjermane ‘Kicker’, përcjell gazetaolle.

“Ne duhet të jemi të guximshëm, sulmin ta kemi në nivel të lartë, dhe t’i bëjmë presion kundërshtarit. Ndoshta ata na nënvlerësojnë ne dhe besojnë se mund të na mposhtin me 80 ose 90 për qind. Për të qenë i sinqertë, unë nuk e di nëse Manchester City njeh lojtarët tanë, ose lojtarët më të mirë”, shtoi Xhaka.

Pavarësisht rënies së formës nga Manchester City, të cilët kanë humbur tri nga katër ndeshjet e fundit, Xhaka vlerëson lart trajnerin e tyre, Manuel Pellegrini.

“Le të përballemi me realitetin: ata kanë një ekip me shumë para dhe të mbushur me super-yje dhe për mua ata janë favorit për të fituar Ligën e Kampionëve”.

Krahas Cityt e Sevillas, në grupin D është edhe Juventusi, kurse i pyetur për synimet në Ligën e Kampionëve, Graniti thekson se ata synojnë të zënë vendin e tretë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button