Lajme
Zemaj: Kur raportoi Thaçi, VV nuk guxoi as me këqyr në fytyrë
Deputeti i LDK’së e ka quajtur veprim të ulët gjuajtën me ve të kryeministrit Mustafa gjatë fjalimit të tij në Kuvend. Sipas tij, VV dhe opozita nuk kanë pasur guxim që veprime të tilla të kryenin sa ishte kryeministër Hashim Thaçi.
“Kur ka raportu Hashim Thaci jo që nuk keni guxu me gju me vo e me ju afru, po as me këqyrë me sy, kurse tash e keni gjete ni Isa Musafë i cili është akademik dhe ju toleron”, i tha Zemaj, Albulena Haxhiut gjatë debatit në Info Magazine.
Deputeti i LDK’së, po ashtu, shtoj se veprimet e deputetëve të LDK’së kanë qenë shumë të përmbajtura, duke mohuar kështu akuzat e VV’së se deputeti Naser Osmani është kundërpërgjigjur duke gjuajtur me gotë deputetët e opozitës.
“E kemi tejkaluar edhe vetveten”, tha Zemaj.