Lajme

Zjarri kaplon fushat në hyrje të Preshevës

Autostrada E75 sot ka qenë e mbuluar nga tymi që dilte nga fushat që kishte kapluar zjarri aty afër.
Zjarri që ka filluar në orët e pasditës vazhdoi duke u rritur dhe madje u afru dhe rrezikoi edhe pomën e benzinës që gjindet aty afër “Premiera”.
Përgjegjësit e pompës së benzinës u munduan që ta ndalojnë zjarrin por nuk ia arritën me forcat e veta, u desht ndërhyrja e zjarrëfiksave nga Presheva që dolën në vendin e ngjarjes dhe morrën nën kontroll gjithçka.
Siç mëson Presheva.AL zjarri është ndezur nga vapa e madhe që po mbretëron këto ditë në vendin tonë.
Tymi kishte bllokuar edhe rrugën për Preshevë, siç shihet edhe në fotot ku Presheva.AL ju sjell nga tereni ishte në rrezik edhe komunikacioni rrugor që bëhet në këtë rrugë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button