Sport

​Hysaj ka një mesazh për serbët

Elseid Hysaj nuk ka ndonjë parashikim të sakët për ndeshjen kundër Serbisë, por shpreson në fitore.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj insiston se ai nuk ka ndonjë parashikim për ndeshjen kundër Serbisë dhe se insiston se ata nuk kanë më shumë se sa Portugalia dhe Armenia.

“Nuk kemi bërë llogari, sepse ndeshjet i marrim me radhë dhe nuk mendojmë për sfidat e ardhshme. Sa më shpejt ta mbyllim grupin aq më mirë është, kështu që shpresojmë të luajmë mirë dhe të fitojmë”, tha Hysaj gjatë konferencës për media.

“Unë si të gjithë lojtarët i njohim futbollistët serbë, pasi ata nuk janë lojtarë të thjeshtë, por luajnë në ekipet më të mëdha në Evropë. Janë një skuadër shumë e fort, ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe ti mbulojmë sa më shumë që të mundemi, për të mos u lënë shumë mundësi. Parashikime për ndeshjen nuk kam, pasi aty mund të ndodhë gjithçka dhe nuk mund të parashikohet”.

Ndërsa sa i përket ndeshjes, Hysaj garanton se skuadra nuk është aspak në tension. Përgatitjet vijojnë si për çdo ndeshje tjetër të mëparshme në kualifikueset e Euro 2016.

“Është një ndeshje si të gjitha që kemi luajtur deri më tani. Serbia nuk ka asgjë më tepër se Portugalia apo Armenia. Po përgatitemi si çdo ndeshje, po analizojmë si në çdo ndeshje mundësitë që mund të krijojë Serbia, në mënyrë që të jemi në gjendje ti ndalojmë. Presion nuk ka. Njerëzit mund të thonë çdo gjë nga jashtë, por ata nuk e kuptojnë sa rëndësi ka ndeshje si ne që jemi pjesë e ekipit. Kështu që thjesht jemi duke u stërvitur dhe duke u përgatitur për ndeshjen pa presion”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button