Sport

​Ja me sa vite burg rrezikon të dënohet djaloshi që sulmoi Serbinë

Marsel Qeleshi, personi që e sulmoi autobusin e Serbisë me gurë në Tiranë, mund të dënohet deri në 10 vite burg.
Prokuroria e Tiranës kërkon “arrest me burg” ndaj të riut që qëlloi me gur autobusin e Serbisë, teksa kalonte te “Zogu i Zi”, nga Rinasi para akomodimit për në hotel.

Sipas organit të akuzës i riu, Marsel Qeleshi, tashmë 18-vjeçar, duhet të përgjigjet para drejtësisë për tre vepra penale.

Në dosjen e prokurorisë, ai akuzohet për “Shkatërrim prone”, “Prishje të qetësisë publike” dhe “Dhunë ndaj të mbrojturve ndërkombëtarisht”.

Dosja i është dërguar gjykatës, e cila pritet të zhvilloje nesër seancën për caktimin e masës së sigurisë në ngarkim të tij, ku i riu duket se mund të rrezikojë të dënohet deri në 10 vite burg.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button