Vulin: Presim 7000 refugjatë në Preshevë
Në qendrën e pranimit për emigrantët në Preshevë aktualisht janë mbi 500 persona, një grup rreth 1000 persona janë duke pritur për regjistrim, gjatë ditës kan ardhur shumë emigrant dhe pritet që deri në fund të ditës së sotme të kalojnë 7000 emigrant, tha sot ministri i Punës dhe punësimit dhe Çështjeve Sociale Aleksandar Vulin.
Vetëm dje në Preshevë kanë kaluar rreth 7000 persona, ata janë regjistruar dhe iu është shpërndarë ndihma si në veshmbathje ushqim dhe gjëra higjienike nga organizata të ndryshme që po iu dalin në ndihmë.
Siç transmeton Presheva.AL se ministri Vulin ka sqaruar se në filimin e javës së ardhshme do të hapet edhe një qendër regjistrimi në Bujanoc. Për hapjen e kësaj qendre Serbia nga Komisioni Evropian ka marrë ndihma prej 17 milion euro, Vulin tha se kjo është një shumë e vogël por e rëndësishme e cila kryesisht do të shpenzohet për ndihma për emigrantët si dhe të paguajnë policët mjekët dhe personat tjerë të cilët angazhohen në qendrën e pritjes. Presheva.AL