Lajme
62 vjeçarja nga Miratoci vdes në aeroportin e Cyrihut

Një grua 62 vjeçare shqiptare, ka vdekur në aeroportin e Cyrihut posa ka zbritur të shtunën nga aeroplani i kompanisë „Air Berlin”, që vinte nga Shkupi.
Deri tani nuk është bërë e ditur për shkaqet e vdekjes, thuhet se 62 vjeçarja kishte probleme shëndetësore.
Sipas informatave të marra nga Albinfo.ch mësohet se e ndjera ishte me origjinë nga Miratoci me banim të përkoshëm në Gjermani.
Aeroplani ka zbritur në ora 12 merr vesh Albinfo.ch nga agjencite e udhëtimit në Aeroportin e Cyrihut. Presheva.AL