Aksident me fatalitet në Bujanoc, i vdekur një taksist nga fshati Geraj
Një person ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi në këtë mbrëmje në magjistralen Bujanoc-Preshevë, transmeton Presheva.AL
I vdekur në këtë aksident është shoferi i veturës “Golf 2” një taksist nga fshati Gerajt, i cili ende nuk është identifikuar, dhe i plagosur një shtetas grek i cili u transferua në spitalin e Vranjës. Siç mëson Presheva.AL shkaqet e këtij aksidenti ishin mjegulla e dendur dhe shpejtësia në këto kushte.
Policia ka kryer hetimin dhe thotë se shoferi i taksit për shkak të parakalimit të pahijshëm, humbi kontrollin e automjetit duke goditur fort një autobus me tabela të Novi Pazarit, dhe pastaj veturën “Peugeot” me regjistrim grekë.
Informacioni i parë që u raportua në polici se shoferi i taksis po transportonte refugjatë, nuk është i vërtetë, raporton Presheva.AL
Përshkak të këtij aksidenti rruga mes Preshevës dhe Bujanocit ishte ndërprerë.