Alternativa viziton qytetin e Vlorës dhe pritet në një takim nga Kryetari i Bashkisë Dritan Leli
Alternativa për Ndryshim ka filluar takimet me komunat shqiptare, me këto takime AN synon rikthimin e imazhit pozitiv të Luginës së Preshevës në opinionin ndërkombëtar.
Takimi i parë nga përfaqësuesit e AN simbolikisht u zgjodh komuna e Vlorës, raporton Presheva.AL
Komunë kjo e udhëhequr nga Dr. Dritan Leli, një politikan i ri i cili për një kohë shumë të shkurtër në politikë ka arritur të fitoj zgjedhjet dhe të filloj ndryshimet në komunën e tijë, ndaj njerëzve të së cilës, ndien një dashuri dhe përkushtim të rrallë.
Me dëshirë dhe vullnet shumë të madh, të befasuar nga energjia dhe vullneti i Alternativës , kryetari i Vlorës priti një delegacion të Alternativës të përbërë nga Shqiprim Arifi, Armend Aliu, Mendurim Presheva, Shkëlzen Limani dhe Liridon Latifi.
Temat e diskutimit në takim filluan nga çështjet e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës e deri tek bashkëpunimi në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe kulturës.
Pas një prezantimi të shkurtër të situatës aktuale në Preshevë, garantimit se kapacitetet për një politikë lokale të koordinuar me atë kombëtare ekzistojnë, kryetari i Vlorës u zotua për një bashkëpunim të sinqertë dhe të hapur, me shpresën më të madhe se ndryshimi i shumëpritur në politikën e Preshevës të realizohet dhe Presheva të bëhet një shembull për një ringjallje ekonomike, kombëtare si dhe sociale jo vetëm për komunat shqiptare por edhe për tërë regjionin. NDRYSHIMI PO VJEN! Presheva.AL