Sport

Barcelona nuk heqë dorë nga Mustafi, ja kur pritet ta transferojë

Barcelona e dëshiron Shkodran Mustafin që nga muaji janar.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është një fans  i madh i mbrojtësit shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi.

AS shkruan se Barcelona ende nuk ka heqë dorë nga Mustafi dhe që në afatin kalimtar të janarit do të tentoj që ta transferojë atë, pasi e interesuar ishte edhe gjatë kësaj vere.

Mustafi më herët ka thënë se është i lumtur në Valencia, por e ka pranuar se do të ishte ëndërr për të nëse do të luante për skuadrat e mëdha si Barcelona apo Real Madrid.

Kujtojmë se klauzola e Mustafit është 50 milionë euro dhe pa atë shumë ai nuk do të largohet nga Valencia.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button