Sport
Besnik Hasi i pafat (Video)

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Skuadra e Besnik Hasit mbrëmë ka patur një natë të mallkuar. Skuadra e tij nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në përballjen me Mechelen.
Por ajo që ishte e pabesueshme ishte fakti se te Anderlecht tre futbollistë të ndryshëm huqën tri penallti. Që të trijat i ndali portieri, Jan Gillet. Madje për më keq në sekondat e fundit të ndeshjes, Mechelen arriti të barazoi për 1-1.