Lajme

Çdo shtetas i Sërbisë do të merrë nga 40 euro nga aksionet e Telekomit

Kur shteti i Sërbisë do shet Telekomin e Serbisë çdo shtetas i saj i cili ka tw drejtw nw aksione pa pagesw do të marrë nga 37 deri 46 euro.

Nga shitja e Telekomit i cili pritet të shitet në gjysmën e dytë të muajit nëntor, nuk do të përfitoj vetëm buxheti i shtetit, por edhe 4.8 milionë njerëzit që kan të drejt në aksione pa pagesw. Pas blerjes së paketës shtetërore, pronari i ri i Telekomit do të blejë aksionet nga qytetarët me të njëjtat kushte dhe të njëjtin çmim.

Ai do të vendosë nëse të hollat nga aksionet të i paguaj në llogari të qytetarëve ose aksionarët e vegjël do të mund të i shesin në berzën e Beogradit. Qytetarët kanë të drejtë në 15 përqind të aksioneve të kësaj kompanie, dhe çfarë do të thotë konkretisht pkjo për xhepin e qytetarëve do të varet nga çmimi me të cilin shteti i Serbisë do të shes Telekomin.

Sipas burimeve të së përditshmes Beogradase Blic Serbia nga shitja e kompanisë pret 1.5 miliard euro, jozyrtarisht thuhet se blerësit e Telekomit janë të përgatitur të ndajnë 1.2 miliard euro. Kjo do të thotë se 4.8 milionë qytetarë do të mund të marrin të paktën 37,5 euro ose 46 euro nëse shteti shet Telekomin për 1.5 miliard euro.

Nëse sheti i Sërbisë shet Telekomin me një çmim të mirë, kjo do të ishte më mirë edhe për qytetarët ka thnë për “Blic” Miroslav Radaković. Përndryshe, qytetarët të cilët nuk i kan shitur dje në në bursën e Beogradit kanë pasur 3,330 dinarë plus dividentët 1.200 dinarë. Për operaterin Nacional Telekom deri më tani janë interesuar 8 kompani./BujanociNet/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button