Lajme

Dafina Eshrefi, në garë për përfaqësimin e Zvicrës në Eurosong

Dafina Eshrefi edhe zyrtarisht i ka hyrë garës për këngën përfaqësuese të Zvicrës në “Eurovision Song Contest 2016”.

Me këngën “RED”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë Dafina, ndërsa orkestrimin e ka bërë kompozitori i njohur shqiptar, Florent Boshnjaku, i cili ka orkestruar edhe këngën “Suus” të Rona Nishliut, që deri më tani paraqet suksesin më të madh të Shqipërisë në garën muzikore evropiane.

Nga e hëna, më 2 nëntor, deri më 16 nëntor mund ta klikoni këtë këngë të Dafinës, ngase numërohen edhe klikimet, si dhe votimi i jurisë profesionale.

Dafina Eshrefi është me prejardhje nga Prishtina. Këngëtares i nevojiten votat për të përfaqësuar Zvicrën në „Eurovision Song Contest 2016″, që do të mbahet në Stockholm, shkruan albinfo.ch.

Votoni për Dafinën: Link

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button