Lajme

“Do të vdes në Zvicër… të hënën më 19 tetor, funerali më 13 nëntor”

Një biznesmen që ka përdorur rrjetin social LinkedIn për të zbuluar planin e tij për t’i dhënë fund jetës.
Simon Binner, 57 vjeç u diagnostifikua me një sëmundje agresive nervore MND dhe ka vendosur për t’i dhënë fund jetës në një klinikë në Bazel të Zvicrës.
Binner gjithashtu bashkë me Bashkësinë Humaniste të Britanisë ka ndërmarrë dhe një nismë për t’u dhënë të drejtën individëve që vuajnë nga sëmundje terminale mundësinë që për dhënë fund jetës.
Vitin e kaluar Gjykata e Lartë në Britani ndaloi doktorët që të ndihmonin një paciern për t’i dhënë fund jetës. Por, shumë persona ashtu si Binner udhëtojnë në Zvicër për të vdekur.
Në LinkedIn ia bën të ditur se do të vdesë të hënën, ndërsa në një video të publikuar në Facebook tregon detaje mbi planin e tij për funeralin.
“Do të vdes në Zvicër… të hënën më 19 tetor 2015 dhe funerali im do të jetë të premten më 13 nëntor 2015”, shkruan 57-vjeçari.
“Sëmundja ime po përparon shpejt. Kirurgu fillimisht më thase mund të jetoja deri në 20177/2018, por ishte gabuar – nuk ka asnjë shqetësim, nuk është një shkencë ekzakte!”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button