Kështu thotë Berat Gjimshiti, i cili shfaqi cilësi të lartë futbollistike në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren shqiptare.
Djaloshi me origjinë nga Presheva që luan edhe për “FC Zurich” duket se ka bindur trajnerin De Beazi dhe është bërë lojtar kyç për mbrojtjen Kuq e Zi.
Në prag të ndeshjes që Shqipëria do të luajë të enjten kundër Serbisë, ai në faqen e tij ka shkruar: “Elbasan Arena” nuk ju zë të gjithëve. Nuk ka rëndësi nëse mbeteni jashtë ti apo tjetri, rëndësi ka ta fitojmë këtë ndeshje dhe t’ia krisim valles që nga Presheva e deri në Janinë”, raporton albinfo.ch.
Ndryshe, siç tashmë është bërë publike Berati është në lidhje dashurie me bukuroshen Alisa Menkovic.
Ajo është serbe, por jeton në Cyrih. Si herëve të kaluara, Alisa edhe në këtë ndeshje do të mbështesë Beratin dhe ndoshta është e vetmja femër me origjine serbe që do të jetë tifoze e kombëtares shqiptare. Në një fotografi të postuar së fundmi së bashku në “Instagram”, Alisa, përveç që ia shpreh dashurinë Beratit në gjuhën angleze, ajo i shkruan edhe shqip: “Të dua”!