Lajme

E pabesueshme – Cyanide në një hotel me ekipin serb: Nuk lëvizi nga këtu (Foto)

Reperi shqiptar, Cyanide, i njohur për bashkëpunimet e tij me Unikkatilin dhe faktin që ëhtë pjesë e TBA, duket se ka bërë një gjë të jashtëzakonshme.

Ai po qëndron në të njëjtin hotel në Tiranë ku po qëndron edhe ekipi reprezentues i Serbisë para ndeshjes shekullore, transmeton Telegrafi.
Telegrafi mëson se reperi po qëndron në një nga dhomat e hotelit dhe se ka takuar edhe disa prej futbollistëve serb teksa po akmodoheshin në hotel Sheraton.
Reperi ka bërë një “check in” tre orë më parë ku shihen biletat e tij bashkë me shokun Valdrin Marku, ku do të jetë prezent në stadium në Elbasan Arena.
Megjithatë, reperi duket se ka rastin që të jetë në të njëjtin hotel me serbët, aty ku nuk kanë akces as shumë gazetarë dhe të tjerë protagonistë.
Hoteli është nën masa të rrepta sigurie, ku nuk lejohet as parkimi, teksa menjëherë fansat e kanë pyetur reperin se ai mund të largohet sepse mund t’ia kërkojnë për shkak të prirjeve të tij patriotike.
Edhe pse mund t’ia kërkojnë largimin, Cyanide u shpreh i bindur në përgjigje ndaj fansave se ai nuk largohet dhe se do të qëndrojë stoikisht në hotel duke qëndruar indiferent ndaj ekipit përfaqësues serb.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button