Lajme
FBI zbulon dredhinat për shitjen e Materialit Nuklear ISIS-it
Investiguesit e FBI në bashkëpunim me policinë e Moldavisë kanë zbuluar se njerëz nga ushtria Ruse i kanë ofruar IS-it uranium dhe materiale tjera për armë nukleare. Këto materiale radioaktive u janë ofruar militantëve të Shtetit Islamik, tregon investigimi, shkruan Skynews
Autoritetet në bashkëpunim me FBI kanë zbuluar katër dredhia në pesë vitet e fundit, ku përfshiheshin njerëz nga ushtria Ruse. Rasti i fundit ishte në shkurt të këtij viti, ku një trafikant ishte në kërkim të një blerësi nga Shteti Islamik. Ndërkaq në vitin 2011, një grup i drejtuar nga Koloneli nën hije i Rusisë, që besohej të ishte oficer i inteligjencës Ruse, FSB, u përpoq të aranzhoj shitjen e uraniumit për bombë nuklearë një njeriu nga Sudani