Fqinjët kërcënojnë me Luftë Ballkanike për ”Shqipërinë e Madhe”

Të njohura si “shtetet Ortodokse të Ballkanit”, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia ndihen të frikësuara nga ideja e krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.
Sipas asaj që raporton televizioni maqedonas “TV Sitel”, “në rast se SHBA-të do të mbështesin Shqipërinë në të gjitha çështjet, siç ishe dhe rasti i Kumanovës dhe nëse BE-ja do të rrijë në heshtje për projektin e ‘Shqipërisë së Madhe’, atëherë shumë shpejt Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia, do të bashkohen në një ‘Koalicion Ballkanik’ kundër këtij projekti”.
Frika e një Lufte të Tretë Ballkanike është përmendur edhe në raportet e CIA-s, në të cilin theksohet se shtete e lartpërmendura mund të bashkohen në petkun e ortodoksisë dhe mund t’i shpallin luftë shqiptarëve, çka do të sillte një situatë të përgjakshme në rajon.