Kjo është gazetare. Shikojeni si e “gozhdon” Ilir Meten me pyetje direkte për aferat e korrupsionit (Video)
Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës” ku ka folur për takimet që ka zhvilluar në këtë vend.
Meta ka zhvilluar një intervistë edhe për Zërin e Amerikës, mirëpo e ka ofenduar gazetaren e VOA’s, pasi ajo e ka pyetur në lidhje me faktin që shumë shqiptarë po marrin rrugën e emigrimit.
Ardita Dunellari, gazetare e VOA’s e ka pyetur Metën se a ndihet i prekur me faktin se shumë shqiptarë kanë marrë rrugët e emigrimit, ndërsa ai dhe klasa politike në Shqipëri shfaqin një nivel jetese tepër të lartë ndryshe nga popullsia në vend.
“Nuk e di për çfarë luksi e keni fjalën?! Unë nuk kam as makinë personale pasi këtë ma siguron shteti. Unë nuk e kuptoj se si ju merrni përsipër të flisni në emër të të gjithë shqiptarëve por gjithsesi mua më vlerësojnë shqiptarët”, ka thënë Meta.
“Mesa duket ju duhet të filloni gazetarinë nga e para”, i është drejtuar Meta gazetares Dunellari por kjo e fundit ka replikuar duke i thënë se “këtu jemi në SHBA dhe nuk ka pyetje të gabuara”. Presheva.AL