Lajme
Gjatë ditës së sotme kaluan më shumë se 5.000 refugjatë

Fluksi i refugjatëve nga lindja e mesme edhe sot ka vazhduar, vetëm gjatë ditës së sotme nga Maqedonia në Serbi kanë hyrë mbi pesë mijë refugjatë.
Siç mëson Presheva.AL nga Kryqi i Kuq se përmes këtij kufiri nga mesnata e kaluar deri tani kanë kaluar deri në gjashtëmijë refugjatë.
Pritja e tyre po shkon pa problem, ata po regjistrohen ashtu siç është planifikuar dhe se ka ushqim të mjaftueshëm dhe sende higjienike, si dhe këto ditë në favor është edhe moti i mirë.
Deri tek qendra e refugjatëve në Preshevë nga Maqedonia ata vijnë nëpër fushën e Miratocit, ku aty gjindet një kamp i përkohshëm me tenda për strehim dhe ndihma e parë. Presheva.AL