Lajme
Infermierja ushqen me gji foshnjën për ta qetësuar para operacionit (Foto)
Një infermeiere kineze është bërë hit në internet, e cila me gjestin e saj ka prekur zemrat e milionave njerëzve nga e mbarë bota.
Teksa salla e operacionit dhe mjekët ishin gati për operacion, një foshnje njëmuajshe nuk ndalej së qari.
Kjo e ka emocionuar tejmase infermerien Li Baoxia, e cila nuk ka nguruar dhe i ka dhënë gjit foshnjes për ta qetësuar atë.
Infermierja ishte bërë nënë para një muaji, dhe mendoi se ushiqmi me gji do ta qetësonte foshnjën dhe ia arriti ta qetësojë dhe më pas vijoi operacioni.
E gjithë ngjarja është regjistruar në spitalin Guangming në Shenzhen në Kinë.