Sport

Interesante – koeficient i veçantë: A do ta godasë Cikalleshi shtyllën?

Një kompani bastesh në Shqipëri përveç koeficienteve që ka nxjerrë për tri rezultatet e ndeshjes Shqipëri-Serbi, ka vendosur edhe një koeficient vetëm për sulmuesin Sokol Cikalleshi – nëse do ta godasë shtyllën edhe ndaj Serbisë.
Kompania në fjalë e vlerëson me koeficientin 6 nëse Cikalleshi godet shtyllën apo jo, transmeton Albeu.

Më poshtë janë ndeshjet he momentet kur Cikalleshi e ka goditur shtyllën:

Itali – Shqipëri 0-1. Në minutën e 36-të, Cikalleshi gjuan nga 30 metra me të djathtën dhe topi përplaset në shtyllë.

Shqipëri – Armeni 2-1. Në minutën e 34-t, pas një kundërsulmi të shpejtë, Cikalleshi lëshon një “predhë” topi përplaset në shtyllë dhe del jashtë.

Në minutën e 73-të, përsëri Cikalleshi gjuan me të majtën nga 20 metra dhe përsëri shtylla i mohon golin.

Shqipëri – Portugali 0-1. Në minutën e 75-të sulmuesi Cikalleshi gjuan nga 25 metra, topi devijohet nga Pepe dhe topi përplaset në traversë…

Por sulmuesi i “shtyllave kuqezi”, Sokol Cikalleshi, mendon se tani ka ardhur koha e tij për të shënuar gol në sfidën e së enjtes ndaj Serbisë, që do ta çojë Shqipërinë në finalet e Francës.

Sidoqoftë, duhet të presim nëse do ta inkuadrojë në lojë De Biasi sulmuesin, pasi sipas burimeve të Telegrafit, trajneri do ta angazhojë në sulm Balajn.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button