Interi me fizioterapiste shqiptare (Foto)
Është vetëm 22 vjeç, por jashtëzakonisht e talentuar në profesionin e saj të cilin nuk mund ta kryejnë shumë njerëz. Është e licencuar nga Federata italiane e futbollit (FIGC) me nivelin më të lartë të shkollimit.
E lindur në Durrës më 1993, Fiorela Mishka filloi shkollimin e saj në Mazoterapi në vitin 2012 dhe tani ka tre vite përvojë pune në fushat e futbollit.
“Vitin e parë startova me kategorinë e tretë të qytetit tim ku jetoj në Chiari (Brescia), ndërsa në vitin e dytë pas mbarimit të studimeve ku dola me nota shumë të larta më kërkoi një ekip i rëndësishëm”,”theksoi ajo, transmeton albeu.
Klubi për të cilin ajo tani punon është Interi, në njdër ekipet më të njohura në Botë. Me siguri që e ardhmja mund të rezervojë të tjera surpriza./Presheva.al