Lajme
Ja çfarë i bënë pasaportës së artistit francez, me vula të Kosovës, në Aeroportin e Beogradit! (Foto)
Artisti nga Franca, Clément Peretjatko, në profilin e tij në Facebook ka postuar dy foto.
Ai kohë më parë kishte arritur në Kosovë, për të realizuar një shfaqje në Qendrën Multimedia. Shfaqja e realizuar, “Rrafshi i mollëve”, që u dha premierë në Teatrin “Dodona”, u shfaq më vonë edhe në Shqipëri, Maqedoni e Serbi, shkruan Telegrafi.
Por, në Aeroportin e Beogradit atij i ndodhi diçka që nuk i la përshtypje të mirë.
“Kalimi nëpër Aeroportin e Beogradit, ku të gjitha vulat e Kosovës janë anuluar brutalisht”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Presheva.al