Ja cilat janë përfitimet në kurriz të mjerimit të refugjatëve!
Lumi i emigrantëve që me muaj po vijnë në Preshevë nuk ka të ndalur. Njerëzit në afërsi të këtij lumi përfitojnë nga situata në të cilën gjenden këta njerëz që po ikin.
Gazetari Diego Cupolo nga Deutsche Welle ka qëndruar në Preshevë dhe ja çfarë na sjell ai:
Bileta deri në Kroaci – 35 euro
Në foto gjendet Liridoni i cili vjen nga Kosova. Ai qëndron para kampit të refugjatëve në Preshevë. Ai këtu shet bileta të autobusit deri në Kroaci që kushtojnë 35 euro. Ai thotë se në këtë mënyrë fiton 50-70 euro në ditë. Përndryshe, ai punon si kamarier dhe fiton 8 euro në ditë.
Do të doja të ishte falas, por…
Edhe pse për vet faktin se fiton mirë, Liridoni nuk mburret me biznesin e tij. Ai është i gatshëm ti ofroj edhe pa pagesë. Posaçërisht kur bëhet fjalë për familje me fëmijë. “Edhe unë kam qenë refugjat. Udhëtimi me autobus duhet të jetë pa pagesë. Europa i jep të holla Serbisë për ti ndihmuar refugjatët, por ajo nuk bën asgjë”
Orari i punës i zgjatur, çmimet e rritura
Nëpër Preshevë çdo ditë kalojnë prej 8000 deri 10000 refugjatë. Dyqanet në afërsi të kampit punojnë me orar të zgjatur se sa zakonisht. Çmimet janë të dyfishuara e disa edhe të trefishuara.
Kartelat e telefonit dhe kolicat
Përveç ushqimit dhe pijeve, e para që refugjatët kërkojnë posa të vijnë në Preshevë janë kartelat e telefonit që të mund të telefonojnë me familjet dhe miqtë. Tregtarët e ndryshëm ofrojnë edhe gjëra të tjera, si psh kjo kolicë. Edhe kjo është një ndihmë për ata që e kanë vështirë të ecin.
Kërkohen edhe rroba
Dimri, shiu dhe balta. Shumica e refugjatëve kanë rroba apo mbathje të këqia çka mund të sjellë deri tek lëndimi apo sëmundja e shputave, thotë Stefan Kordez, koordinator i mjekëve pa Kufij në Preshevë. Banorët lokal shesin këpucë dhe çorape.
Shitja e dokumentave
Refugjatët që kalojnë në shtete të ndryshme duhet të regjistrohen – a kjo do të thotë se duhet të pritet në radhë deri në disa ditë. Daniela Gabriel e cila punon si voluntere në Preshevë thotë se autobusat që transportojnë refugjatë deri në Kroaci i mbledhin dokumentat e udhëtarëve të tyre – e pastaj i shesin ato atyre që vijnë më vonë në Preshevë që të mos presin në radhë.
Mashtrimet
Gjithçka ndodh thotë Daniela: ka shoferë të autobusave apo taksistë që i pagujnë biletën refugjatëve deri në Kroaci e pastaj i lënë në ndonjë qytet në Serbi – që të regjistrohen – edhe pse qendra të regjistrimit në atë qytet nuk ekziston fare. Për këtë arsye edhe ekziston paralajmërime në kamp në shumë gjuhë.
Plaçkitjet e armatosura
Volunterët e tjerë që duan të mbeten anonim thonë se disa kërcëohen me vdekje – dhe për këtë arsye ata nuk i lënë të hypin në taksitë e rrezikshme dhe i dërgojnë në autobusë. Aleksandar Travele gjithashtu volunter, thotë se javën e kaluar një familje 6 antarëshe është detyruar të paguaj nga 80 euro për person për rrugë deri në Kroaci, ndërsa gjatë rrugës taksisti i ka plaçkitur edhe atë duke i kërcënuar me armë.
Korrupsioni për ti lënë të qetë!
Liridoni thotë se ai paguan policët lokal nga 100 euro në javë që të mund ti shesë bileta refugjatëve për autobusë. Ai thotë se në këtë mënyrë ata e lënë të qetë të punoj. Disa vullnetarë që duan të mbeten anonim kanë thënë se kanë parë taksistë që kanë korruptuar policë por kjo nuk do të thotë se nuk janë të gjithë policët e korruptuar.
Ka vend për ata që paguajnë më shumë
Moti është përkeqësuar dhe refugjatët kanë nevojë për kulm mbi kokë. Vullnetarët thonë se pronarët e hoteleve dhe banesave private zgjedhin se kujt ti lëshojnë dhomat. Vend ka vetëm për ata që pagujnë më shumë se sa çmimorja. Andaj edhe për këtë arsye refugjatët përdorin më shumë persona një dhomë se sa është e këshilluar.