“KF Tërnoci” mer donacion një kombibus për nevojat e klubit
Klubi Futbollistik “KF.Tërrnoc” përfitoi sot donacion nga mërgimtarët një kombibus për transportin e lojtarve jashtë vendit. Grumbullimi i mjeteve kishte filluar vite më parë ku nevoja për një kombibus të tillë ishte gjithmon e madhe.
Konkretisht në këtë donacion kanë kontribuar mërgimtarët që veprojnë dhe jetojnë në Zvicërr dhe shumica me prejardhje nga Tërnoci, potencon Agron Rahimi një nga kontribuesit e këtij donacioni. Nga ana tjetër, ish drejtori Nexhat Aliu, tha se, gjatë periudhës kur ai e ka udhëhequr klubin futbollistik “KF Tërrnoci” është ndërmarr iniciativa për grumbullimin e mjeteve, ku ato mjete kanë qëndruar në duart e tij dhe ndjehet shumë i kënaqur që është realizuar dëshira dhe nevoj e klubit. Njëkohësisht Aliu falemnderon gjithë përsonat që kontribuan në këtë donacion dhe që vazhdojnë të kontribuojnë për klubin e Tërnocit. Drejtori aktual i klubit Enis Salihi tha se, është mjaft i kënaqur me këtë donacion duke shtuar se donacionet nga ana e mërgimtarve nuk kanë të ndalur, pasi që nga shumë vende të botës mërgimtarët tanë ndihmojnë klubin e Tërrnocit. Ndërsa Salihi potencoi se kushtet e klubit janë të mira momentalisht, duke shtuar se shumë shpejt do të bëhët edhe ndriçimi i klubit./BujanociNet/