Ky është studenti që zbuloi ujin në Mars (Foto)
Lujendra Ojha i lindur në Nepal, është tashmë Steve Jobsi i shkencës botërore.
Pasi erdhi në SHBA në vitin 2005 me familjen e tij, ai e kishte zbuluar ujin në Mars pesë vjet më parë.
Një lajm që Nasa pranoi ta konfirmojë vetëm pak ditë më parë.
Lujendra është djali i një shkencëtari. Ai thotë se ky zbulim është “incidenti” më i madh i jetës së tij.
Gjatë një vrojtimi të fotove nga Marsi, në 2010, kur ende nuk ishte diplomuar, Lujendra zbuloi se vijat e holla në buzët e kratereve në Mars dukeshin dhe zhdukeshin. Kjo ishte shenja se aty rridhte ujë.
Madje se uji duhet të ishte i kripur, për shkak të strukturës së tokës marsiane në atë vend preciz.
U desh një punë tjetër e madhe deri në vitin 2014, me një grup të madh shkencëtarësh, që Lujendra të konfirmonte tezën e tij.