Sport
Mata: Rooney? Unë do t’i ekzekutoj penalltitë

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata ka zbuluar që tani e tutje ai do të jetë zgjedhja e parë për t’i ekzekutuar penalltitë për Djajtë e Kuq. Deri më tani këtë ‘post’ e mbante Wayne Rooney, mirëpo tani Mata ka konfirmuar se ky vendim është marrë nga trajneri Louis van Gaal, duke ‘injoruar’ sulmuesin anglez. ”Trajneri ka bërë listën me lojtarët për ekzekutimin e penalltive dhe unë jam i pari, pra unë kam vetëbesim për këtë”. ”Ndaj Wolfsburg ishte një ndeshje e vështirë, ku në minutat e fundit u mbrojtëm pasi që ishim të lodhur. Por, me fitoren jemi tejet të lumtur”, tha Mata për BT Sport.