Lajme

Mblidhen mbi 160 mijë nënshkrime kundër “Zajednicës”

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deri tani janë grumbulluar më shumë se 160 mijë nënshkrime.
Lëvizja Vetëvendosje thotë se qytetarë nga të gjitha subjektet politike, duke përfshirë edhe ata që kanë votuar për PDK-në e LDK-në, po e nënshkruajnë peticionin kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një njoftimi Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deri tani janë grumbulluar më shumë se 160 mijë nënshkrime.

“Nëpër fshatra e qytete, qytetarë nga të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe ata që kanë votuar subjektet që tash janë në pushtet, po nënshkruajnë masivisht peticionin kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje ka thënë se peticioni do të vazhdojë deri sa të tubohen 200 mijë nënshkrime e pas saj pakënaqësia e popullatës do të shfaqet në protesta.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button