Lajme

Mustafa: Për Asociacionin e Luginës do të bisedohet në Departamentin e shtetit amerikan

Lugina e Preshevës javë me parë ka vendosur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare. Ky veprim kishte nxitur reagimin e ashpër të përfaqësuesve të shtetit serb. Madje këta të fundit patën kërcënuar se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë funksionalizmin e këtij Asociacioni.
Por ky kërcënim si duket nuk i ka frikësuar aspak përfaqësuesit e Luginës.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në një prononcim për ORAinfo, ka thënë se ata nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe se janë duke punua që ky vendim mos të mbetët vetëm në letër.

Në këtë aspekt, Mustafa ka thënë se kanë kërkuar mbështetjen e Bashkimi Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në Bruksel dje dhe sot është duke u biseduar për këtë temë. Shumë shpejt kjo çështje do të bisedohet edhe në Departamentin e shtetit amerikan”, ka thënë Mustafa.

Mirëpo sipas Mustafës, një mbështetje të tillë, përfaqësuesve të Luginës së Preshevës u ka munguar nga liderët e institucioneve në Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas tij, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë Shqiptare ka gjetur mbështetje vetëm tek populli shqiptar, por jo edhe të prijësit e tyre.

Pavarësisht kësaj, Ragmi Mustafa është shprehur i gatshëm qe në çdo moment që të takohen me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.

“Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa deri tani nuk ka treguar ndonjë gatishmëri për të na takuar. Pra është problemi i tij, jo i yni. Ne jemi të gatshëm që edhe në ora 2:00 të natës të takohemi me shqiptarë kudo, e sidomos me përfaqësuesit institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Mustafa.

Ditë me parë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë votuar pro themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë Shqiptare. Krijimi i një Asociacioni është bërë pasi javë më parë Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button