Në të ardhmën nuk do të mund ta bleni as materialin ndërtimorë pa lejen e ndërtimit
Ligji për legalizimin e ndërtesave me të cilin duhet të legalizohen rreth një milion e gjysmë ndërtime pa leje në Serbi, do të sjell rend në ndërtim në të ardhmën sepse askush nuk do të mund të ndërtoj pa dokumentacione dhe lejeve të ndërtimit, është thënë nga dhoma e Tregtisë së Sërbisë.
Kryetari i shoqatës për ndërtimin eindustrisë së materialeve të ndërtimit dhe industrisë së banesave Viktor Kobjerski ka thënë se, projektligji për legalizimin e objekteve është shum i mir nëse krahasohet me ligjin e mëparshëm të cilët janë përpjekur për të zgjidhur çështjen e legalizimit, pasi që ky ligj siguron legalizimin më të lirë të objekteve të banimit për pak para ka thënë Kobjerski.
Një nga gjërat bazë në ekonominë tonë është përpjekja për legalizimin e ndërtimeve pa leje që janë ndërtuar në të kaluarën, pa respektuar planifikimin urban, ligjet, rregulloret, dhe më shumë. Pesë përpjekjet e mëparshme ishin për të legalizuar këto objekte duke i futur në sistemin juridik, por nuk ka qenë e mundur pavarësisht nga fakti se në vitin 2002 është parashikuar edhe përgjegjësi penale për të gjithë ata që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme tha Kobjerski.
Ata që dëshirojnë të ndërtojn një objekt duhet të ballafaqohet edhe me sanksione dhe se ata do të përdorin edhe materialin ndërtimor ligjor për të cilin do të duhet të paguajn tatim dhe të posedojnë dokumentacione të nevojshme. Ligji i ri për legalizimin e objekteve i cili parashikon se legalizimin e shtëpive familjare deri në 100 metra katrorë në Beograd mesatarisht do ti duhen rreth 100 euro, ligj ky i cili do të miratohet deri në fund të muajit tetor, ka njoftuar zëvendëskryetarja e qeverisë së sërbisë dhe ministre e Ndërtimitarisë, Transportit dhe Infrastrukturës Zoran Mihajlloviq.
Projektligji për legalizimin e objekteve ofron 238 herë kosto më të ulët dhe tri her dokumente më pak, u tha në një konferencë për shtyp në qeverinë serbe./BujanociNet/