Nga mesnata deri në mesditë mbi 1900 refugjatë kaluan në Preshevë (Foto)
Në Qendrën e pranimit në Preshevë nga mesnata deri në orën 12.30 të ditës janë regjistruar më shumë se 1,900 refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme.
Burra, gra dhe fëmijë nga Siria, Iraku, dhe Afganistan dhe vende të tjera ditëve të fundit vazhdimisht po vijnë në Preshevë, dhe sipas parashikimeve pritet që kjo valë të vazhdojë.
“Prej mesnatës deri më tani (rreth orës 12.30 am) certifikata morën rreth 1,900 persona në qendrën e pritjes në St.Hekurudhor”, thotë një zëdhënës i Komisionerit për Refugjatë dhe Migrim Ivan Mishkoviç, transmeton Presheva.AL
Refugjatët mbërrijnë çdo ditë grupe, ata kalojnë nga fusha e Miratocit për tu regjistruar në qendrën e pranimit pushojnë pak dhe marin rrugën për në Beograd dhe kufijtë veriore të Serbisë.
Në ditët e fundit, numri i atyre që kaluan nëpër këtë qendër është trefishuar, raporton Presheva.AL
Qëllimi përfundimtar i refugjatëve është Gjermania dhe vendet skandinave, të cilat janë duke u përpjekur për të shkuar përmes Hungarisë dhe Kroacisë.