Një banorë nga Miratoci sot shtroi drekë për 100 refugjatë!
Fluksi i refugjatëve nga Lindja e Mesme nuk ka të ndalur, pamvarësisht temperaturave të ulta, kushteve të vështira klimatike migrantët arrijnë pa ndërprerë.
Komuna e Preshevës tashmë është bërë pik strategjike në Ballkan, edhe pse jo shum e madhe për nga numri i banorëve apo pozita gjeografike, Presheva për nga emri është bërë më e madhe edhe në krahasim me disa metropole Evropiane. Të presësh e të përcjel
lësh mijëra refugjatë në ditë, nuk ëhstë edhe lehtë, ata dojnë përkujdesje, strehim apo edhe ushqim. Pamvarësisht se është hapur kampi i pranimit ku refugjatët paisen me dokumente azili, ku mund të ushqehen dhe kanë vendstrehim, ky nuk është i mjaftueshëm dhe nevojitet ndihme edhe nga organizatat të ndryshme dhe individë.
Një banor i fshatit Miratoc kësja radhe tregoi se aty ku ka shqiptarë ka mikëpritje, pamvarësisht racës apo fesë. Për migranët ky qytetarë i cili është i njohur për Zyren për të rinjë në Preshevë ka shtruar drekë për 100 refugjatë, e cila është bërë nën organizimin e Zyrers për të Rinjë në Preshevë, zyre kjo e cila me ndihmën e aktivistëve të vetë ka kryer një sër aktivitetesh duke u dalë në ndihmë refugjatëve. Ndihma nga qytetarë të ndryshëm nuk ka munguar edhe më parë, ku janë sjellur ushqime të shumta dhe veshmbathje. Njëri nga humanistët i cili në disa raste ka sjellë ushqime për migrantët është edhe “Garage Nuredimni” nga Gostivari me vendqëndrim në CH. Pronari i kësaj kompanie ka sjellë ushqime të shumta për migrantët.