Lajme
Pas sherrit në lojën me “Play Station”, 15-vjeçari thotë: E vrava shokun se më shau rëndë
Dy ditë më parë në Korcë ndodhi një krim i rëndë. Romario Kodra, 17-vjec, u ekzekutua nga shoku i tij, 15-vjecari me iniciale A.F, i cili është arrestuar.
Konflikti ka qenë i çastit, pas një sherri të ndodhur pas një loje “Play Station”.
Gjatë shoqërimit në Polici, 15-vjecari ka thënë se shoku e kishte sharë rëndë, ndaj e ka goditur me thikë.
“:Ai më fyeu rëndë. Nuk mund të duroja sharje të tilla. Pasi zhvilluam lojën, ndodhi sherri. Kisha një thikë në xhep, të cilën e nxora dhe ia drejtova Romarios”, ka thënë adoleshenti gati në të qarë.
Ai ka kërkuar falje të thellë për ngjarjen e rëndë, duke theksuar se kurrë nuk e priste se do ta vriste shokun e tij.