Fun

Përjashtohet nga puna shkaku i gazrave që lironte

Një burrë nga New Yersey i Shteteve të Bashkuara, është larguar nga puna, vetëm shkaku i gazrave që lironte ai e që mbanin një erë të tmerrshme.
Sipas gruas së tij, Louann Clem e cila punonte së bashku me Rich, shefi tyre ka qenë i padrejtë dhe është shpejtuar me vendimin.

Ajo madje edhe e ka paditur shefin e Case Pork Roll, për padrejtësi, në rastin e burrit të saj.

Por, sipas Thomas Dolan që është drejtues i kompanisë për përpunimin e mishit, ku punonte Rich, “gazrat e tij ishin të papërballueshme”,.

“Gjatë tërë kohës, kolegët kishin ankesa për erën e çmendur që ai lëshonte. Këtu vinë shumë njerëz dhe nuk dua të mendojnë se era është e mishit që e përpunojmë” ka thënë Dolan.

Mirëpo, meqenëse Clem vuan nga gastritisi dhe diarreja, atij i është mundësuar të punoi nga shtëpia.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button