Qendra e pranimit në Preshevë pjesa më e keqe e udhëtimit të refugjatëve
Pjesa më e keqe e udhëtimit të refugjatëve, kështu mund të quhet qendra e regjistrimit në Preshevë që gjindet në St.Hekurudhor.
Dhjetë orë duke qëndruar në rrugë me shi, këmbë të lagura dhe me baltë, turma të mëdha të ngjitur së bashku, fëmijë të vegjël që qajnë në krahun e prindërve të tyre, shumë familje sillen rrugëve dhe kalojnë natën të pastrehë.
Shumë prej tyre të sëmurë, Presheva.AL gjatë vizitës në qendër takoi një vajzë të vogël që kishte astma, ajo ishte e veshur me rroba të lagështa dhe po qëndronte në hotelin afër qendrës së pranimit sepse ajo ishte e vobektë për të vazhduar udhëtimin e saj tutje.
Në Preshevë ka pak hotele dhe ato janë të mbushura plotë me refugjatë.
Banorët e St.hekurudhor po tregojnë dashamirësi të jashtëzakonshme për refugjatët, por një gjë të tillë nuk e bëjnë shoferët e taksive.
Siç mëson Presheva.AL çmimet e taksive që janë të përditshme për banorët janë rritur 5 fish madje dhe më shumë pasi mvaret nga personat.
Shumë Refugjatë kanë marrë rrugën për në Gjermani dhe shumë tjerë priten të kalojnë nëpër Preshevë, shpresojm se do të gjindet një zgjidhje dhe kjo gjendje e mjerushme në këto ditë me shi do të përfundoj. Presheva.AL