Lajme

Qendra e Preshevës në terr…!

Qendra e qytetit në Preshevë vazhdon të jetë në terr, e rrugët e saj ndriçohen vetëm nga dritat e bizneseve që gjinden për rreth.

Portali Presheva.AL raporton se Komuna e Preshevës i ka lënë në terr rrugët dhe sipas informatave të marra nga tereni qendra historike e Preshevës ka mbi 10 ditë që me vonesë ndriçohet. është për tu habitur se askush nga autoritetet komunale nuk kanë bërë asnjë veprim për ta rikthyer ndriçimin.

Qytetarët që jetojnë në këtë zonë shprehen tëpakënaqur nga pushteti lokal që ka lënë në harresë këtë pjesë historike të qytetit, raporton Presheva.AL

Vlen të ceket se jo vetëm dritat në qendër nuk funksionojnë por gjithçka është e dëmtuar duke filluar nga fontanat, ulëset janë në gjendje të mjerueshme mbi dy vite…! © Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button