Qëndresa Rexhepi fituese e edicionit të V-të të spektaklit “Talenti i Luginës” (Video)
Qëndresa Rexhepi është shpallur fituese e edicionit të V-të të spektaklit Talenti i Luginës . Ndërkaq vendi i dytë i ka takuar Besa Asllanit e cila është paraqitur me poezi. Një paraqitje tjetër mbresëlënëse kanë shfaqur edhe Flakron Memeti dhe Auron Ymeri të cilët morën çmimin e tretë. Juria profesionale ka ndarë edhe dy çmime të tjera si paraqitja skenike që i ka takuar Sellma Ismalit, Arita Azizi për recitimin artistik dhe çmimi talenti që premton i ka takuar Shukrije Asllanit.
Qëndresa Rexhepi është shpallur mbrëmë fituese e edicionit të V-të të spektaklit “Talenti i Luginës”. Në natën finale kanë performuar më aftësitë e tyre 18 kandidatët të cilët kanë sfiduar njëri tjetrin në këndim , recitim , instrumente bit box e vallëzim.
Pas prezantimit të kandidatëve juria profesionale ka përzgjedhur 5 çmimet e këtij spektakli.
Për Qëndresën çmimi i parë do të jetë një motiv edhe më shumë që ajo të mos i ndahet muzikës, duke vlerësuar lart edhe RTV Presheva për organizimin e këtij evenimenti.
Ndërkaq vendi i dytë i ka takuar Besa Asllani e cila është paraqitur me poezi. Por një paraqitje tjetër mbresëlënëse kanë shfaqur edhe Flakron Memeti dhe Auron Ymeri të cilët morën çmimin e tretë, transmeton Titulli.com.
Anëtari i jurisë prof. Gjuhës dhe letërsisë shqipe Bejzad Abdullahu ka vlerësuar lartë spektaklin “Talentin e Luginës” , pasi këtë vit në skenë janë paraqitur talent që premtojnë në shumë sfera. Ndërsa, kompozitori Muhamet Bislimi ka mbetur i mahnitur nga nata e mbrëmshme .
Juria profesionale ka ndarë edhe dy çmime të tjera si paraqitja skenike që i ka takuar Sellma Ismalit , Arita Azizi për recitimin artistik dhe çmimi talenti që premton i ka takuar Shukrije Asllanit.
Rtv Presheva për të pestin vit me radhë organizon spektaklin zgjedhim “Talentin e Luginës”, ndërsa në vitin e ardhshëm ku eveniment do të zgjerohet duke grumbulluar talent e të gjitha moshave , për ti mundësuar kështu ngjitjen e tyre edhe në evenimente të tjera si në Kosovë , Maqedoni, Shqipëri e më gjerë. /Titulli.com