Lajme
Refugjatët janë të ngrirë nga ftohti dhe shiu, ata kanë nevojë për veshmbathje

Vetëm në dy ditët e fundit në Preshevë kan kaluar më shumë se 7000 refugjatë, ky është numër rekord i refugjatëve në afat të shkurtër.
Situata është rënduar nga moti i ftohtë dhe me shi, ushqim dhe ujë ka mjaftueshëm. Megjithatë problem më i madh është rroba të ngrohta, sidomos këpucë.
Për shkak të motit të ftohtë gjendja rëndohet natën ku refugjatët qëndrojnë në rrugë për të pritur në rradhë për regjistrim.
Në Peshevë u prezantua edhe një aplikacion për Android i cili quhet “Azil në Serbi” i cili ka për qëllim të informojë refugjatët që hyn në vendin tonë, ky aplikacioni ëhstë në tri gjuhë dhe atë në arabisht, farsi dhe anglisht, dhe është i pari i këti lloji në Evropë. Presheva.AL