Rexhep Zyfliu nga Presheva, sjell brendin shqiptar për meshkuj “Mr.Rex” (Video)
Deri më tani shumica e brendeve në vend janë krijuar për gjininë femërore. Ai që ka menduar për meshkujt është modeli tashmë i njohur Rexhep Zylfiu nga Presheva.
Djali nga Presheva që në moshën 17-vjeçare nisi të punonte si fotomodel. Në këtë mënyrë ai ishte pjesë e spektakleve dhe fotosesioneve të shumta.
Kohët e fundit, ai ka hequr dorë nga modelimi, por jo edhe nga moda. Krahas angazhimeve, si stilist i këngëtarëve, Rexha, siç e thërrasin miqtë, tashmë ka krijuar një linjë të veshjeve për meshkuj me emrin “Mr.Rex”.
Stilisti ka vendosur që të krijojë produkte unike vetëm për meshkuj. “MrRex” ka rreth 5 muaj që ka startuar dhe duket se po ecën mirë në treg. Ndryshe, produktet e këtij brendi mund të blihen vetëm online.
MrRex” vjen nga tri shkronjat e para të emrit të tij.
Zylfiu në një intervistë për emisionin “Express” të KTV-së, ka treguar se të gjitha produktet janë të prodhuara në sasi të limituar. Inspirimi vjen nga vende të ndryshme të botës.
Tashmë me këtë brend kanë filluar të vishen edhe fytyra të njohura shqiptare.
Në anën tjetër, “MrRex” ka vendosur që kreacionet e reja t’i prezantojë përmes një fotosesioni, i cili është realizuar me fotografin e njohur Veton Osmani.
Për fotografin, kjo është hera e dytë që realizon fotosesion për këtë brend veshjesh.
Në anën tjetër, djali që po pozonte para aparatit, nuk është se ka ndonjë eksperiencë të modelit. Kjo përzgjedhje ishte e qëllimshme.
Ajo çfarë e bën të veçantë “MrRex” është se të gjitha produktet nuk janë serike. Sipas disenjatorit, çmimet janë në përputhje me kualitetin dhe stilin që ngërthen në vete produkti i tij.
Rexhep Zylfiu nuk do të ndalet me kaq, pasi në të ardhmen duket se do të zgjerojë edhe më shumë biznesin.
Shitja e produkteve online ka bërë që të kenë qasje edhe vendet tjera në botë. Në të ardhmen, kreacionet e “Mr.Rex” do të prezantohen edhe në mënyra tjera. PRESHEVA.AL
https://youtu.be/7Oj-hHFx2-I