Sport
Rrotullim i 3-fisht për nderë të mikut që e humbi tragjikisht,rekord botëror (Video)
Në Maryland të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar momenti, kur një i ri është rrotulluar tri herë në ajër, me biçikletën e tij BMX.
Për pesë herë me radhë, Ryan Williams dështoi, por në herën e gjashtë arriti të bie në vend si duhet.
Australiani 20-vjeçar, është bërë njeriu i parë në botë, që kalon me biçikletë nëpër terrenin pothuajse vertikal dhe rrotullohet tre herë në ajër, para se të bie me dy rrotë në tokë.
Këtë arritje, ai ja ka dedikuar mikut të tij Erik Roner.
Ai e kishte humbur jetën tragjikisht gjatë javës së kaluar, derisa po lëshohej me fluturaken me tre rrotë.