“Schwarzkopf”, lanson ngjyrë të flokëve me fotografinë e floktarit nga Presheva Besim Halimi
Floktari Besim Halimi që punën e tij e bën në Zvicër ka thënë për Presheva.AL se kompania e ngjyrave të flokëve “Schwarzkopf”, ka lansuar ngjyrë të flokëve me fotografinë e tij, si rezultat i punës së tij profesionale në përdorimin e këtyre ngjyrave.
Parukieri, Besim Halimi me prejardhje nga Presheva por që punon dhe jeton në Zvicër ku edhe ka sallonin e tij atje, përveç sukseseve që ai ka arritur duke fituar çmime Oskar ( çmime këto që dedikohen vetëm për floktarët) për rregullimin e flokëve, atij së fundmi i është bërë një befasi nga kompania e ngjyrave të flokëve “Schwarzkopf”, duke lansuar një ngjyrë për flokë me fotografinë e tij, ngjyrë kjo e quajtur “Vario Besim” EXTRA PODWER OF PASION. Një gjë të tillë e bëri të ditur për KultPlus, vetë floktari, Halimi i cili u shpreh mjaft i lumtur për këtë befasi.
“Ne punojmë që nëntë vite me firmën “Schwarzopf”, pra i përdorim ngjyrat e tyre shumë, dhe për këtë gjë në mënyrë falënderimi për besnikërinë që treguam për këtë firmë ata kanë përgatitë afër 50 ngjyra me emrin tim. Kjo ishte një ndër gjërat më të mira që më kanë ndodh, dhe e vlerësoj shumë”, tha Besim Halimi.
Rikujtojmë se ky floktarë bashkë me vëllanë e tij kanë fituar gjashtë çmime Oskar për flokë në kategorinë e femrave.