Lajme
Shet diplomën për 100 euro: Ti UP s’më jep vlerë, më jep emrin… kamerier! (Foto)

Devalvimi i vlerave e sidomos i sistemit arsimor në Kosovë, dëshmohet edhe me shpalljen e mëposhtme.
Në faqen merrjep, një i diplomuar, mbase i frustruar se diploma nuk i ofron siguri në jetë, pra punë, ka ndërmarrë një veprim që pasqyron realitetin e hidhur në Kosovë: e ka vënë në shitje diplomon e tij, me çmimin prej 100 euro – të ruajtur e të papërdorur, siç thotë ai.
Naim Frashëri ka shkruar: “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”. E për UP-në mund të thuhet: “Ti UP s’më jep vlerë, më jep emrin kamerier”.