KulturëLajme

Teatri i Preshevës sjell komedinë “Jashtë bie borë”

Komedia “Jashtë bie borë”, e vënë në skenë nga teatri i Preshevës do të shfaqet më 23 tetor në skenën e Teatrit në Preshevë.

Artdashësit kryeqytetas të premten me fillim prej orës 19:30 do të kenë mundësi ta ndjekin intepretimin e aktorëve nga Presheva, të cilët pas shum vitesh riaktivizohen me këtë shfaqje.

Në shfaqjen me regji të Musa Isufit, do të interpretojnë aktorët e Preshevës dhe Teatrit të Kumanovës, Gani Veseli, Ismail Kasumi , Gjelbërim Emini, Artan Ibishi, në një përpjekje të vështirë, për të mbajtur gjallë artin skenik në Luginën e Preshevës, ku mungon institucioni i teatrit.

Sipas regjisorit Musa Isufi, shfaqja përcjell mesazhin e bashkimit të dy individëve, dy vëllezërve, familjes por edhe të qyteteve, shteteve dhe ideve.

Për herë të dytë trupa e Preshevës do të ngjitet në skenën e teatrit në Preshevë me komedinë “JASHTË BIE BORË”, një komedi komike (groteske) që rrëfen për bashkëjetesën e detyruar të tre vëllezërve: Çiço, Enzo, Stefano. Protagonisti Çiço, në pamje të parë një vëzhgues sipërfaqësor dhe i paaftë për veten e tij. Autori ka ndërtuar një personazh , i cili me shumë mprehtësi sheh realitetin që e rrethon, një zgjidhës gjenial i situatave të vështira, një person tallës i retorikës dhe i hipokrizisë njerëzore, pra një hero ‘ndryshe’ nga heronjtë e të përditshmes njerëzore, raporton Presheva.AL

Vepër e autorit Vincenzo Saleme
Regjia: Musa Isufi
Skenografia: Xhemal Hasani
Kostumografia : Valon Arifi
Muzika: Burim Emini
Formulimi muzikor : Artan Ibishi
Në role aktorët: Gani Veseli, Ismail Kasumi, Gjelbrim Emini, Artan Ibishi © PRESHEVA.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button