UNHCR alarmon Evropën, edhe 1.2 milionë refugjatë dy vjetët e ardhshme
Organizata e Kombeve të Bashkuara për refugjatë UNHCR ka lajmëruar se pritet që 700 mijë emigrantë dhe refugjatë të vijnë në Evropë përmes Mesdheut këtë vit, ndërsa pritet që e njëjta shumë të vërshojë edhe në vitin 2016.
Zëdhënësi i UNHCR-së Adrian Edëards ka konfirmuar se të dhënat iu referohen pikërisht njerëzve që kërkojnë të kërkojnë statusin e refugjatit në vendet tjera përmes Mesdheut, transmeton Indeksonline.
“Më parë UNHCR-ja pati vlerësuar se 350,000 emigrantë kanë arritur në Evropë në vitin 2015, por të martën, organizata vlerëson se 520,000 emigrantë tashmë kanë arritur në brigjet evropiane këtë vit.
Sipas organizatës për të mbuluar nevojat bazike të këtyre refugjatëve nga qershori i vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016, nevojiten 114 milionë euro.