Lajme

Universiteti i Trakyesë në Turqi një mundësi shtesë për studentët Luginës së Preshevës

Në ditën e dytë të vizitës së kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu në Edrene të Turqisë ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të ndryshëm të këtij qyteti.

Ndër të tjera sot kryetari Musliu është takuar me stafin e Universitetit të Trakyesë dhe kabinetin e Rektorit, Yener Yörük, ku temë diskutimi ka qenë operacionalizimi dhe realizimi i bashkëpunimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar me këtë universitet prestigjioz.

Gjatë këtij takimi është dakorduar që qasja e Universitetit të Trakyesë të jetë ma gjithëpërfshirëse dhe njëkohësisht jo vetëm në programet akademike formale të kenë akces studentët shqiptar nga Lugina e Preshevës, por edhe në programet jo formale.

Universitetit të Trakyesë jo vetëm që do ta rritë numrin e të regjistruarve fakultetet përkatëse të Mjekësisë, por ofron edhe kurse të ndryshme, sikurse studentët shqiptar nga Lugina e Preshevës do të kenë mundësin për të specializuar. Gjithashtu do të shqyrtohet edhe mundësia e hapjes së institucioneve sekondare të mbrojtjes dhe kujdesit shëndetësor në Luginën e Preshevës.

Vlen të theksohet se në fund të takimit në shenjë falenderimi për mirëkuptimin dhe mbështetjen, kryetari Musliu i ndau Mirënjohje Rektorit, Yener Yörük, i cili gjithashtu e nderoi kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar për angazhimin në përmisimin dhe forcimin e mardhënieve me Universitetit të Trakyesë. Rektori Yener Yörük do të vizitojë Luginën e Preshevës në dhjetor të këtij viti.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, është në një vizitë dy ditore në Edrene të Turqisë me ftesën e Presidentes së Qendrës Osmane në Edrene dhe Kryetares së Shoqatës të Miqëve dhe Diasporës Turke, aktivistes Kiymet Kara./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button