Ushqehet me sfungjerët e enëve (Video)
Një 23-vjeçare nga Anglia ka treguar se konsumon 20 sfungjerë enësh në ditë, me detergjent me erën e mollës.
Emma Thompson është shprehur se ka nisur të përtypë sfungjerët e enëve që në moshën 3-vjeçare, para se të zbulonte se e adhuronte këtë shije.
23-vjeçarja vuan nga një sindromë që quhet Pica, dhe ka të bëjë me ngrënien e substancave që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, dhe kërkon ende ndihmë për kushtet e saj.
“Kur zgjohem në mëngjes ha një sfungjer dhe më pas ha mëngjesin. Më shijon shija e tyre, më pëlqen më shumë se ushqimi. Disa njerëzve iu pëlqen bifteku, mua më pëlqen sfungjeri”, është shprehur Emma.
Një vit më parë doktori i tha se sëmundja e fytit i është shkaktuar nga ky zakon i çuditshëm, por kjo nuk e ndaloi të vazhdonte. Ajo shpenzon 6 paund në javë vetëm duke blerë sfungjerë dhe ilaç enësh me shije molle.
“Sa dëgjoj dikë që përmend fjalën sfungjer ose jam duke larë enët, dua patjetër që ta shijoj një. Kam provuar që të heq dorë nga kjo gjë, por është e pamundur. Nuk ka asnjë kurë për këtë”, është shprehur 23-vjeçarja.